Janë arrestuar tre persona të cilët me automjetet e tyre kanë aksidentuar disa kalimtarë në Tiranë.
Një 63-vjeçar B.K nga Durrësi, është vënë në pranga, pasi në rrugën dytësore Tiranë-Vorë ka aksidentuar shtetasin A. D., që po qarkullonte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në pranga ka rënë edhe një 29-vjeçar R. H nga Tirana, i cili po udhëtonte me një motomjet pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin F.A. Ky i fundit mori mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu një 24 vjeç D. G po nga Tirana është arrestuar, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në Rrugën e Balshajve, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel