Një 18-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë, pasi u kap me armë dhe lëndë narkotike në banesë.

Gjatë kontrollit në banesën e të riut me iniciale E.Sh. në lagjen nr. 1, policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat i mbante pa leje. Në shtëpi, u gjet edhe një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.

Arma, fishekët dhe lënda narkotike kokainë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që ka nisur hetimi nga ana e Prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA