Megaoperacioni kundër lëndëve narkotike vuri pas hekura dhjetëra persona në Korçë.
Gazetarja Dhorjela Çule raporton se në kuadër të operacionit “Tempulli”, që është shtrirë në të gjithë vendin, janë arrestuar në flagrancë Renato Musollari Mario Kodra , Grisild Tabaku dhe Bernard Qelemeni.
Vendimi “arrest në burg” është dhënë për Xhoni Alon, Edison Foton, Evis Qanin, Fatjon Bedullën, Eduart Najtellarin, Vasjan Ristollarin, Nikolla Stamullin, Fatjon Xhambazin, Theodhoraq Thoma dhe Musolin Ymeri.
Urdhra ndalimi janë dhënë për shtetasit Leonard Dervishllari, Dhimitër Buli, Endrit Afesllari, Naum Cobani, Erion Bardho, Andrea Barmashi, Marko Ziko, Klavio Prishtina, Dorian Beçka, Arjan Zengo dhe Denis Potgorija.
Në total, janë sekuestruar 1168.8 gram kokainë, 94.4 gram heroinë, 53.2 gram cannabis sattiva, 78 fishekë luftarakë, 1 dokument policie i dyshuar i falsifikuar, 94 gram fara cannabis sattiva dhe 7 peshore elektronike.
Top Channel