Sydney vijon të jetë i mbuluar nga tymi i dendur për të katërtën ditë radhazi.
Qyteti më i populluar i Australisë pas Melburnit ka regjistruar disa nga numrat më të këqij të cilësisë së ajrit në botë që kur filloi djegia e kontrolluar e ngarkesave të karburantit në zonat përreth të dielën.
Autoritetet zjarrfikëse kanë kryer vetëm 14% të djegieve të planifikuara për reduktimin e rrezikut në të gjithë shtetin e Uellsit të Ri Jugor që nga kjo javë dhe po përpiqen ta bëjnë këtë përpara asaj që parashikohet të jetë një verë e nxehtë dhe e thatë e Hemisferës Jugore.
Inspektori i Shërbimit Rural të Zjarrfikësve të Uellsit të Ri Jugor, Ben Shepherd tha se djegiet u pezulluan të enjten dhe të premten për shkak të niveleve të tepërta të ndotjes dhe se ajri i Sidneit pritet të pastrohet së shpejti.
“Kjo është kryesisht për shkak të tymit”, tha Shepherd për shtyrjet.
“Për 48 orët e ardhshme, ne do t’i japim këtij tymi një shans për t’u larguar pa tym shtesë nga agjencitë zjarrfikëse”, shtoi Shepherd.
Sezoni i ardhshëm i zjarreve në Australinë juglindore pritet të jetë më shkatërruesi që nga zjarret katastrofike të “verës së zezë” të 2019-2020.
Zjarret vranë të paktën 33 njerëz, përfshirë 10 zjarrfikës, shkatërruan miliona hektarë dhe shkaktuan zhvendosjen mijëra banorëve.
Top Channel