Ministria tha më tej se kishte thirrur ambasadorin rus dhe i kërkoi ambasadës që të kryente aktivitetet e saj në përputhje me Konventën e Vjenës.
Diplomati ka 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi.
Duke iu përgjigjur dëbimit, ministria e jashtme ruse ka thënë se do të japë “një përgjigje të përshtatshme”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA.