Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, shkak mungesa e avokatit të “Integrated Technology Service”

14/09/2023 10:33

Seanca ndaj të akuzuarve për inceneratorin e Elbasanit është shtyrë për në datën 21 shtator, me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Shkak i shtyrjes. Raporton gazetarja Anila Hoxha, u bë mungesa e avokatit të kompanisë “Integrated Technology Service”, i cili duhet të paraqiste edhe konkluzionet e mbrojtjes.

Në seancat e mëparshme, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka kërkuar pafajësi për të trija akuzat, atë të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave si dhe heqje të bllokimit të pasurive me argumentin se nuk ka konsumuar asnjërën prej tyre.

Nga ana tjetër, ish-sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako, i dyshuar për shpërdorim detyre është vetëdeklaruar i pafajshëm.

Për dhjetë të akuzuarit prër inceneratorin e Elbasanit, SPAK ka kërkuar 57 vite burgim, ndërkohë që ende nuk ka përfunduar mbrojtja për të gjithë të pandehurit. Këtë të enjte, pritej mbrojtja e avokatit të “Integrated Technology Service”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA