Fjalimin në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) të Universitetit Johns Hopkins, Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken e ktheu në mundësinë për të shpalosur fuqinë dhe qëllimet e diplomacisë amerikane në një epokë të re.

Ai u shpreh se skena ndërkombëtare është tashmë thellësisht e ndryshme nga ajo e 30 viteve më parë kur kur nisi të shërbejë në qeverinë amerikane.

“Dekadat e stabilitetit relativ gjeopolitik janë zëvendësuar nga konkurrenca e rritur me fuqitë autoritare, me fuqitë revizioniste. Lufta e agresionit të Rusisë në Ukrainë është rreziku më akut, më i menjëhershëm ndaj rendit ndërkombëtar të mishëruar në Kartën e OKB-së dhe në parimet e saj themelore të sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së vendeve, si dhe për të drejtat e pamohueshme njerëzore të individëve”, u shpreh Blinken.

Më shumë sesa Rusinë, Blinken e përshkroi Kinën si sfidën më afatgjatë për shkak se ajo, sic u shpreh kryediplomati amerikan, synon jo vetëm të ndryshojë formën e rendit ndërkombëtar, por ka gjithnjë e më shumë fuqinë ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike për ta realizuar këtë.

Blinken po kështu vuri në dukje se Pekini dhe Moska po punojnë së bashku për ta bërë botën më të sigurt për autokracinë nëpërmjet “partneritetit të tyre pa kufij”. Ai riafirmoi se SHBA-ja do të mbrojë dhe forcojë rendin botëror të bazuar në ligjet ndërkombëtare dhe parimet themelore të të drejtave të njeriut, me një ekonomi të bazuar te konkurrenca, me lëvizje të lirë dhe me standarde në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe teknologji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA