Britanikët që shpresojnë për pushime të përshtatshme jashtë vendit në Evropë duhet të shkojnë në Ballkan për një Airbnb që kushton mesatarisht 40 £ në natë, zbuloi një studim i publikuar në “Daily Mail”.

Moldavia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia dhe destinacioni në trend Shqipëria janë emëruar në studim si vendet më të lira të Evropës për pushime me qira.

Ndërsa norma mesatare ditore në të gjithë Evropën është rritur me më shumë se 15 përqind në vetëm një vit, thuhet në shkrim, ka ende vende të lira, duke nisur nga Moldavia ku mund të flesh me 40 £ në natë, pastaj Maqedoninë e Veriut me 41 £, Kosovën me 42 £, Shqipërinë me 52 £ dhe Serbinë me 54 £.

Në shkrim theksohet se çmimet në këto destinacione variojnë sipas stinës. Në Shqipëri, dielli i verës nënkuptonte se udhëtarët në gusht paguanin 81 për qind më shumë se në shkurt. Studiuesit arritën në përfundimin: “Nëse buxheti është parësori, duhet të udhëtoni në këto ose vende të tjera shumë sezonale, gjatë muajve jashtë sezonit pasi mund të gjeni edhe oferta më të mira“.

“Daily Mail” shkruan gjithashtu se Shqipëria po bëhet me shpejtësi një destinacion popullor turistik. Aty mund të marrësh një apartament në AirBnb me një dhomë gjumi në Himarë për 138 £ në javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA