Policia spanjolle ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një gazetare ndërsa ajo ishte në një lidhje live.
Isa Balado po raportonte për një grabitje në Madrid të martën, kur një person kaloi aty pranë dhe e preku. Gazetarja u përpoq që të vazhdonte raportimin e saj, por u ndërpre nga drejtuesi i programit.
“Isa, më fal që të ndërpreva, a të preku?”, pyeti Naço Abad.
Gazetarja e konfirmoi ngacmimin dhe prezantuesi i emisionit i tha asaj që të drejtonte kamerën nga personi që e preku, i cili qëndronte pranë saj. Ai u pa në video duke qeshur dhe mohoi e kishte ngacmuar gazetaren.
Sipas njoftimit të policisë, personi që preku gazetaren gjatë raportimit live, u arrestua.
Mediaset Espana, lëshoi një deklaratë duke shprehur mbështetjen e saj për gazetaren Balado. Sipas kësaj media, kjo ishte një situatë absolutisht të patolerueshme dhe se refuzon kategorikisht çdo formë ngacmimi ose agresioni.
Ministrja e Punës e Spanjës Yolanda Díaz gjithashtu foli për incidentin, duke thënë se nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar.
Ky incident vjen në mes të një debati seksizmi në Spanjë, i shkaktuar nga ish-presidenti i FA spanjolle Luis Rubiales, i cili puthi në buzë fituesen e Kupës së Botës Jenni Hermoso.
Top Channel