Në kuadër të megaoperacionit që po zhvillohet në disa qytete të vendit në fushatën kundër narkotikëve, në Elbasan janë arrestuar nëntë persona, mes të cilëve edhe një punonjës policie.

Top Channel mëson se bëhet fjalë për Sajmir Hysën. Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi ka përkrahur autorët në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Pesë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë, janë sekuestruar një kg hashash, tre armë, dy thika, doreza etj. Policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë, operacioni është ende në vijim në disa qytete të vendit. 100 urdhra ndalimi janë nxjerrë në kryeqytet, për personat që dyshohen të përfshirë në këtë rrjet, që shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.

Deri më tani në qytetin e Vlorës janë arrestuar 60 persona, ndërsa në Korçë 20 persona. Policia ka sekuestruar vetëm në kryeqytet rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA