Inaugurohet Laboratori i Referencës së ADN-së, Shqipëria dhe Anglia do hapin dosjet e vjetra kriminale

14/09/2023 09:35

Shqipëria dhe Anglia do të hapin dosjet e vjetra kriminale duke përdorur referencat e ADN-së.

Në Institutin e Policisë Shkencore u zhvillua ceremonia e hapjes së Laboratorit të Referencës së ADN-së, i cili do ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, por edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Profilet gjenetikë të të arrestuarve apo të ndaluarve, të nxjerra nga ky laborator i zhvilluar me asistencën e Mbretërisë së Bashkua, do i shtohen bazës të të dhënave të ADN-së, duke u siguruar Policisë Shqiptare dhe sistemit të Drejtësisë një mjet të fuqishëm hetimi.

Prej kohësh Shqipëria dhe Anglia kanë një bashkëpunim të suksesshëm në këtë fushë, si dhe në hetimin e dosjeve kriminale.

Të dy qeveritë dhe agjencitë e tyre ligjzbatuese kanë një histori të gjatë dhe të suksesshme bashkëpunimi në këtë fushë, si dhe në hetimin e dosjeve kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA