“Derën në fytyrë”, Tunizia i ndalon hyrjen delegacionit të Parlamentit Europian!

14/09/2023 13:22

Tunizia nuk i priti mirë kritikat e ligjvënësve të BE-së ndaj një marrëveshje të nënshkruar nga ky vend me Brukselin për ta ndalur valën e emigracionit, ç’ka u reflektua qartë në gjestin e fundit ekstrem të saj.

Zyrtarët atje i ndaluan hyrjen një delegacioni të Parlamentit Europian, i cili përgatitej të nisej drejt këtij shteti të Afrikës Veriore në një mision fakt mbledhës. Por mediat e huaja kanë parë një letër të ministrisë së jashtme tuniziane ku theksohej se eurodeputetëve nuk do t’iu lejohet hyrja, për shkak “dilemave të shumta” mbi vizitën e tyre.

Delegacioni me pesë anëtarë reagoi menjëherë, duke e dënuar vendimin e palës tuniziane. “Kjo sjellje është e pashembullt në Tunizi, prej Revolucionit demokratik të vitit 2011”, ishte deklarata e tij. Incidenti vjen pas firmosjes së memorandumit të mirëkuptimit mes BE-së dhe Tunizisë në korrik, me qëllim frenimin e emigracionit të paligjshëm përmes Mesdheut.

Sipas marrëveshjes së nxitur nga Italia – Brukseli është zotuar se do t’i ndajë qindra miliona euro si ndihmë financiare për Qeverinë në Tunizi. Por gjatë një debate këtë javë, ligjvënësit e bllokut e kritikuan ujdinë me një qeveri autoritare, e cila është akuzuar për abuzim me emigrantët në Afrikën sub-Sahariane, ndërsa Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, e mbron paktin me arsyetimin se ka rikthyer bashkëpunimin me një partner kyç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA