Regjistrimi në universitete ka edhe disa ditë të përfundojë, por ajo që po vihet re është rënia drastike e numrit të studentëve të rinj të regjistruar.
Në Korçë, Elbasan, Gjirokastër, Durrës dhe Vlorë ka degë që mund të mos hapen këtë vit.
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” këtë vit ka më pak studentë, ndërsa në fund të muajit do të mësohet nëse do të mbyllet ndonjë degë studimi.
Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksander Xhuvani” janë mbyllur tre degë dhe numri i studentëve në degët e tjera është shumë i ulët.
Nga ana tjetër në Universitetin e Korçës, “Fan S Noli” gjashtë degë janë në rrezik, pasi kanë vetëm nga një student të ri të regjistruar.
Në universitetin e Durrësit, “Aleksander Moisiu” rrezikohen mbyllja e degëve të historisë dhe filozofisë, pasi deri më tani nuk ka regjistrime.
Në Gjirokastër, Universiteti “Eqrem Çabej” ka më pak studentë dhe interesi është ulur këtë vit.
Top Channel