Takim me synime të qarta! Putin kërkon marrëveshje për armët me Kim Yong Un

13/09/2023 22:42

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin u takuan për një samit të rrallë këtë mërkurë, në të cilin diskutuan çështjet ushtarake, luftën në Ukrainë dhe ndihmën e mundshme ruse për programin satelitor të shtetit sekret komunist.

Synimi i liderit rus vijon të mbetet i qartë, teksa shpreson që të krijojë marrëveshje për furnizimin me armë dhe bashkëpunimeve ushtarake, të cilat shihen si shpresa për t’i bërë ballë mbrojtjes ukrainase.

“Ka mundësi për një bashkëpunim ushtarak me Korenë e Veriut, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare. Në sfond mbeten disa kufizime por brenda rregullave ne po i diskutojmë”, deklaroi Putin.

Putini i tregoi Kimit rreth vendit më të avancuar të lëshimit të raketave hapësinore të Rusisë në Lindjen e Largët, pasi Kim mbërriti me tren nga Koreja e Veriut. Interesimi më i lartë i liderit të Koresë së Veriut ishte për raketat, interes i përbashkët me Putinin.

Pas turneut ata zhvilluan bisedime për disa orë me ministrat e tyre dhe më pas kokë më kokë, pasuar nga një drekë e cila u shoqërua me dolli dhe lëvdata për njëri-tjetrin.

Zyrtarët e SHBA dhe Koresë së Jugut kanë shprehur shqetësimin se Kim do t’i sigurojë armë dhe municione Rusisë, e cila ka shpenzuar rezerva të mëdha në më shumë se 18 muaj luftë në Ukrainë, por këto pretendime vijojnë të hidhen poshtë nga palët e akuzuara.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA