Sa shqiptarë jetojnë sot në Shqipëri? Sa kanë emigruar gjatë 10 viteve të fundit? Çfarë shifrash kanë arritur banesat në Shqipëri?

Të gjitha këto pyetje do të marrin përgjigje përmes të censit të 12-të i cili nis në ditët në vijim.

Rama: Sot besoj se janë pjekur kushtet që duhet të nisim një proces me kaq rëndësi dhe ta bëjmë sipas standardeve europiane. Është një ushtrim i vështirë sepse duhet trokitur derë më derë për të mbledhur sipas planit të bërë nga Instituti i Statistikave në 6 javë të gjitha të dhënat, të cilat janë një nevojë absolute për shumë arsye. Dhe pikë së pari për të identifikuar realisht, konkretisht sa shqiptarë, sa qytetarë të këtij vendi jetojnë në këtë vend sot. Dhe po ashtu sa është numri i pasurive të tyre të patundshme.

Suksesin e saktësinë në mbledhjen e të dhënave në terren, kryeministri e lidhi me kontribuuesit në këtë proces.

Rama: Kemi partnerët francezë, partnerët zviceranë, partnerët gjermanë, të gjithë të njohur për shpirtin e tyre të saktësisë, për eksperiencën e  tyre në të qenit të saktë në numërim dhe patjetër me mbështetjen e vetë BE, me një fond të konsiderueshëm, ku 55% është vendosur në dispozicion nga qeveria shqiptare, pjesa tjetër është vënë në dispozicion nga këta partnerë dhe dua ta theksoj sepse është e rëndësishme, që për partnerët gjermanë kemi GIZ-in i cili është një institucion që në vijimësi në Shqipëri e ka treguar seriozitetin dhe vlerën e vet të shtuar. Faktori tjetër është teknologjia e lartë, e cila na jep një ndihmë shumë të rëndësishme për të përdorur atë që përdoret në realitetet më të zhvilluara si mjet që garanton integritetin e shifrave në kohë reale. 

Për këtë cens BE ka ndihmuar INSTAT me një grant prej 4.8 milion eurosh.

 Soreca: Është një nder dhe privilegj për mua të jem sërish në Shqipëri në këtë moment kaq të veçantë për vendin, që është në procesin e anëtarësimit dhe në një moment të rëndësishëm për zgjerimin e  BE.  Ky cens është i rëndësishëm edhe në kontekstin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nuk është rastësi që kapitulli që përfshin statistikat është në grup-kapitujt thelbësorë.. Po ashtu, orienton dhe identifikon nevojat e mbështetjes financiare të BE. Politikat e BE mbështeten në të dhëna të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe krahasuese.

Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët ta kuptojnë se censi ka dhe një aspekt patriotik, në sensin që është shumë e rëndësishme për vendin tonë që numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend të jetë real, e askush të mos thotë as që “janë shumë” dhe as që “janë pak”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA