Plagosi me thikë kushëririn, arrestohet 49-vjeçari në kryeqytet
13/09/2023 16:15
Një 49-vjeçar, që dyshohet se ka plagosur kushëririn e tij, është vënë sot në pranga.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Tish Daija”. Dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi me iniciale E.Z. ka goditur me mjet prerë familjarin e tij.
31-vjeçari i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori do të hetohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Top Channel