Kjo nuk është një orë pushimi, por është një orë e zakonshme mësimi për nxënësit e fshatit Mali Kolaj, në bashkinë e Shkodrës.

Prej 3 ditësh, ata po zhvillojnë mësim në oborrin e shkollës për shkak se mes pronarit të godinës dhe bashkisë së Shkodrës, ende nuk është gjetur një marrëveshje.

Zyra e Arsimit u ka ofruar si zgjidhje shkollën në qendër të Velipojës, por për prindërit distanca është shumë e largët. Furgoni nuk vjen në qendër të fshatit për të marrë fëmijët dhe këta të fundit nuk pranojnë të ecin 5 km në këmbë për të shkuar deri tek stacioni.

Në këto kushte, në ndihmë u ka ardhur mësuesja e cila po u jep mësim në oborr të shkollës së mbyllur. Edhe vetë nxënësit duan rihapjen e shkollës së fshatit.

Në fshatin Mali Kolaj vetëm 20 km larg Shkodrës, janë 16 nxënës të cilët me mbylljen e shkollës fillore, mësimin po e zhvillojnë në ambient të hapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA