Në janar të 2014, në zyrën e përmbaruesit janë çuar 7.3 milionë lekë të reja por kreditori nuk pranoi ekzekutimin e pjesshëm.

Në këtë mënyrë ai ka ndikuar në shtimin e detyrimeve dhe të interesave. Një përpjekje tjetër ka qenë ofrimi i një apartament kundrejt borxhit. Por as këtë mënyrë shlyerje borxhi nuk e ka pranuar. Pas kësaj situate përmbaruesi shtetëror dha dorëheqjen.

Pasi kanë kaluar afate kohore përmbaruesja e radhës ka nxjerrë në ankandë pronën prej 1500 metra tokë dhe 98 metra shtëpi. Në këtë ankand prona u vlerësua me 7.2 miljonë lekë të reja por nuk pati ofertues. Në këto kushte përmbaruesja i propozoi kreditorit pra Sokol Kuçanës që të marrë pronësin e sendit të sekuestruar. Në 17 dhjetor të 2013 kreditori ka pranuar se ka marrë pronën e mësipërme.

“Ai e mori shtëpinë me gjithë plaçka që ligji thotë plaçkat jo. Këtë shtëpi ne e kishim në proces legalizimi në emër të kryefamiljarit që do të legalizohej me certifikatën me 5 anëtar dhe kështu që ai duhet të merrte 2 të pestat pasi ne jemi debitore nuk janë fëmijët tanë. Ne kemi firmosur në atë kontarët edhe pse është fiktive ne jemi përgjegjës jo familja jonë”-u shpreh denoncuesja, Afërdita Qesaraku.

Përmbaruesi ka shkelur ligjin kur ka bërë kalimin e pronës në emër të Sokol Kucanës në 2013. Ai nuk ka bërë ndarjen e pjesëve takuese siç parashikon ligji 9482 i vitit 2006, neni 30/2 pika “A”. Një shkeje tjetër është që kjo pronë ka qënë në proces legalizimi, që do të thotë që mbi të nuk mund të kryehet asnjë veprim procedurial në lidhje me tjetrësimin e saj.
Ndërkohë kreditori kishte bërë një gjyq pa e lajmëruar palën debitore dhe kishte marrë një vendim në favor të vetin.
“Ata bëjnë një vendim të fshehur pa dijeninë tonë për të rritur nivelin e borxhit.

Ne nuk dinim gjë nuk kemi firmosur. Shkoj e kërkoj në gjykatë e marrë një kopje me datën e sotme dhe bëra një ankim dhe kërkova rivendosje në afat se kishte 4 vjet. Një pyetje bëri gjykata kanë qenë këta në gjyq? Jo jo tha i nuk kanë qenë por gjykata e ka thënë fjalën e saj se ata e morën vendimin. Gjykata vendosi që ky vendim që ishte marrë pa palë ishte i cenueshëm dhe nuk mund të ishte i ekzekutueshëm” u shpreh denoncuesja, Afërdita Qesaraku.

Në momentin që gjykata e apelit e rrëzoi titullin ekzekutiv të 18 nëntorit 2011, kreditori u kthye nga vendimi i 8 korrikut 2011 dhe nxori urdhër ekzekutimi. Tani është e çuditshme se cili nga dy vendimet duhet të merret në konsideratë? Në këtë rast duket se kreditori luan me dy porta me qëllim që të përfitojë sa më shumë. Me një titull ekzekutiv të shkurtit 2014 kreditori kërkon përsëri vendosjen në sekuestro të të gjitha pronave. Ndërkohë që për shtëpinë dhe tokën që ka marrë kërkon vetëm certifikatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA