Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:05, ku shoferi R. L., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë lënduar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Sipas policisë, me shtetasin R. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA