Treni i blinduar, Kim Jong Un hyn në Rusi! Putin e pret në Vladivostok

12/09/2023 11:55

Në sfidë të hapur të paralajmërimeve të SHBA-së, lideri koreano-verior mbërriti me trenin e tij të blinduar në Rusi për bisedimeve me Vladimir Putinin.

Moska kërkon nga Peniani që t`i shesë muniocione e armatime për luftën e saj në Ukrainë, ndërsa Koreja e Veriut pretendon ndihmë ushqimore e mundësisht teknologji për programin e saj të ndaluar të raketave dhe armëve bërthamore. Shefi i Kremlinit sipas BBC, ndodhet në Vladivostok, 200 km larg kufirit koreano-verior, por nuk është ende e qartë se ku do të zhvillohet takimit mes tyre, pasi treni i Kim lëvizi më tej drejt veriut.

Ky është udhëtimi i parë jashtë kufijve i kim Jon un, i cili ballë për ballë me Putinin për herë të fundit është gjendur në vitin 2019. Edhe pse lideri i Koresë së Veriut  përdorur avionët për të udhëtuar, në dallim nga babai i tij që shmangte udhëtimin ajror, ai gjithashtu ka përdorur trenin e tij personal për takime në të kaluarën me Putin, me Presidentin kinez Xi Jinping dhe ish-Presidentin amerikan Donald Trump, duke rikthyer kështu edhe një simbol të regjimit të dinastisë së familjes së tij.

Zyrtarët amerikanë bënë publike javën e kaluar të dhëna zbulimi për faktin që Koreja e Veriut dhe Rusia po përgatisnin një takim mes udhëheqësve, që do të ndodhte brenda këtij muaji, ndërsa po zgjerojnë bashkëpunimin mes tyre dhe thellojnë mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Putin është i fokusuar tek k sigurimi i furnizimeve të mëtejshme nga vendi komunist me predha artilerie dhe municione të tjera, për të plotësuar rezervat që po përdoren me shpejtësi për të zmbrapsur kundërofensivën e Ukrainës, duke demonstruar kështu edhe se është në gjendje të përballojë një luftë të zgjatur me synim degradimin e kapaciteteve të kundërshtarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA