Rindërtimi/ Rama në Marikaj, dorëzohen 120 apartamentet e reja për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti

12/09/2023 13:18

Procesi i rindërtimit u kurorëzua me sukses edhe për qindra familje të fshatit Marikaj, të cilat nga sot do të strehohen në shtëpi edhe më të bukura, më të forta e më të sigurta se ato që humbën nga tërmeti pak vite më parë.

Kryeministri Edi Rama ishte sot mes banorëve të zonës, ku u dorëzuan çelësat e 120 apartamenteve të reja në 6 pallate të rindërtuara nga themelet.

“Faleminderit për këtë mikpritje! Më vjen shumë mirë që u finalizua dhe ky projekt. Kemi pasur probleme siç mund ta dini me pronën, me histori pa fund të mbivendosjeve, por te rëndësishme është që kjo punë tani mbaroi dhe do të merrni shtëpitë më të mira se ato që kishit. Kjo është kryesorja. Do t’i merrni falas siç ju kemi premtuar, kështu që janë prona juaj. Mund ta mbani, mund ta jepni me qira, mund ta shisni. S’keni asnjë qindarkë, as kredi, as detyrim tjetër ndaj shtetit, kuptohet dritat do t’i paguani vetë. Nuk diskutohet” – iu drejtua ai banorëve, teksa sugjeroi që zona e rindërtuar të pajiset sipas të gjitha standardeve të infrastrukturës me mjedise çlodhëse dhe argëtuese për komunitetin.

“Duhen vendosur stola, mund të bëhen volume betoni, që vijnë si L dhe ato krijohen si xhepa që luajnë fëmijët, këtu mund të vihet kollaj një kosh basketbolli që të jenë të hapura. Porosisim që të bëjmë dhe një murale të bukur” – sugjeroi Kryeministri.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA