Nelson Hysa ngjyros kuqezi mbrëmjen në Leverkusen, boksieri shkodran ruan rekordin perfekt të karrierës me fitoren e 11 si profesionist në po kaq ndeshje, pasi mposhti rivalin argjentinas, Maximiliano Alejandro Sosa, në duelin për titullin botëror të versionit WBC për vendet sllavo-balltike.
Vora, një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019, po përmbyll me sukses, faza të ndryshme të procesit të rindërtimit.
Aktualisht po merr formën përfundimtare një lagje e ndërtuar nga e para, me 102 apartamente, njësi shërbimi, shkolla të reja e hapësira të gjera publike.
Kryeministri Edi Rama vijoi sot inspektimet në Vorë, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Blerim Shera.
“Kompleksi këtu është me madhësi rreth 102 apartamente, janë të ndara me 5 komplekse. Tutje kemi shkollën e rindërtuar 9-vjeçare, ndërkohë shkolla e mesme “Isa Boletini’’ është rreth përfundimit dhe besoj se rreth dhjetorit përfundon. Kemi edhe kopshtin publik. Pra janë të gjitha të reja, kopshti, shkolla 9-vjeçare dhe gjimnazi “Isa Boletini”, shpjegoi kryetari i bashkisë.
Top Channel