Vazhdojnë kontrollet intensive në të gjithë qarkun e Fierit për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
-Gjatë 10 ditëve të para të muajit Shtator, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 drejtues për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
-Gjithashtu gjatë kontrolleve janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 172 drejtues.
-Janë ndëshkuar 366 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.
-233 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
-155 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
-1726 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.
Top Channel