Mbi një javë në shpellë, nxirret gjallë eksploratori amerikan në Turqi!

12/09/2023 08:14

“Mendoja se nuk do të dilja gjallë prej këtu”!

Historia e eksploratorit amerikan Mark Dickey, të bllokuar prej më shumë se një jave në njërën prej shpellave më të thella të Turqisë, pati fund të lumtur. 40-vjeçari është nxjerrë i gjallë prej andej, në mesin e problemeve të mëdha me stomakun. Më shumë se 150 persona u përfshinë në përpjekjet për shpëtimin e tij.

Organizatorët pohuan se operacioni për nxjerrjen e amerikanit ishte ndër më të komplikuarit ndonjëherë. Pika më e ulët e shpellës Morka, në pjesën jugore, arrin deri në 1.3 kilometra thellësi. Sipas Federatës turke për Shpella, Dickey është nxjerrë jashtë në mesnatë, sipas orës lokale. Carl Heitmeyer nga Ekipi i përgjigjes fillestare Nju Xhersi, grup që e udhëheq Dickey, ka konfirmuar se eksploruesi është shpëtuar dhe i ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndikuar.

Dickey me një përvojë eksplorimi mbi 20-vjeçare, vetëpohoi se nuk kishte menduar se do të shpëtonte, pas përkeqësimit të ndjeshëm të gjendjes së tij shëndetësore. Në përpjekjet për nxjerrin e tij nga shpella janë përfshirë ekipe nga Kroacia dhe Hungaria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA