Mashtroi një grua dhe i mori 270 mijë euro, arrestohet në Tiranë 53-vjeçari i shpallur në kërkim

12/09/2023 11:26

Një 53-vjeçar nga Tirana i cili ishte shpallur në kërkim, është kapur dhe arrestuar në Pezë.

Andi Alimehmeti ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

53-vjeçari i ka marrë një shtetaseje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjenci turistike që kishte në pronësi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA