Janë shtuar kontrollet në Shkodër me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar, për shkak të fillimit të vitit shkollor.
-Gjatë 2 javëve të fundit, janë proceduar penalisht 30 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
-Janë ndëshkuar 955 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.
-Janë ndëshkuar 148 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara.
-Janë ndëshkuar 30 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit.
-Janë ndëshkuar 64 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
-Janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
-Janë ndëshkuar 112 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Top Channel