Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj ka rënë nën prangat e policisë për kultivim kanabis në banesën e saj.

Sipas informacioneve, këngëtarja ka mbjellë disa bimë kanabis në vazo, të cilat i kishte vendosur në ballkonin e shtëpisë.

Sipas deklaratës që ka dhënë në polici, Enca tregon se i ka mbjellë për përdorim vetiak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA