Elbasan/ 51 shoferë të arrestuar gjatë dy javëve të fundit, mijëra të gjobitur

12/09/2023 09:15

51 shoferë të arrestuar gjatë dy javëve të fundit në Elbasan, ndërsa mijëra janë gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Veç arrestimeve për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi, janë sekuestruar edhe 31 motomjete.

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës:

•Janë ndëshkuar 1238 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

•Janë ndëshkuar 514 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

•Janë ndëshkuar 420 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

•Janë ndëshkuar 280 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

•Janë ndëshkuar 339 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•Janë ndëshkuar 480 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA