Egjipti ndalon vajzat të mbulojnë fytyrën kur janë në shkollë, lejon veshjet tradicionale muslimane (fotot)

12/09/2023 17:51

Qeveria egjiptiane ka ndaluar sot mbajtjen e ‘nikabit’ (vellos së plotë të fytyrës) brenda shkollave publike e private për vitin e ri akademik që nis më 30 shtator, një lëvizje që është kritikuar muslimanët fanatikë të vendit afrikano-verior.

Në një deklaratë të qeverisë të cituar nga mediat, ministri i arsimit Reda Hegazy tha se nxënëset femra kanë të drejtën e zgjedhjes për të mbuluar flokët e tyre me hixhabin islamik, por jo fytyrën në ambjentet shkollore.

“Vendimi është për të mirën e nxenesve egjiptianë, për të kufizuar shanset e kopjimit apo vjedhjes së identitetit”, tha ministria për mediat.

“Një student nuk mund të identifikohet nëse ka fytyrën e mbuluar. Në të kaluarën parregullsitë e kryera nga ata me vello në fytyrë nuk zbuloheshin në kohë, apo nga meshkuj të maskuar si gra me vello për të hyrë në ambjentet e grave”, thanë autoritetet.

Zhvillimi vjen në një kohë kur si në Perëndim dhe në vendet lindore po zgjerohet përdorimi i aparateve biometrike të identifikimit me anë të fytyrës.

Veshja konservatore islamike është mbrojtur nga grupet fetare dhe sheikët Salafistë, edhe pse nuk është një kod i detyruar veshjeje në fenë islame.

Hixhabi nisi të përdorej më shumë në Egjipt në fund të viteve 1970-të kur egjiptianët nisën të emigronin në vendet e pasura të Gjirit Persik, kryesisht në Arabinë Saudite.

FOTO GALERI
1/3
Qeveria egjiptiane ka ndaluar sot mbajtjen e ‘nikabit’ (vellos së plotë të fytyrës) brenda shkollave publike e private për vitin e ri akademik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA