Mes emocioneve dhe entuziazmit të nxënësve, mësuesve dhe prindërve ka nisur viti i ri shkollor 2023-2024 edhe në Bulqizë për 3095 nxënësit në të gjithë rrethin.

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Bulqizë ka pasur një rënie të numrit të nxënësve, si për klasat e para ashtu edhe për klasat e dhjeta.

Aktualisht në bankat e shkollës do të ulen për herë të parë  277 nxënës dhe në klasat e 10  të gjimnazit do të ulen 181 nxënës.

Nëë nisjen e ditës së parë të shkollës Kryetarja e bashkisë se Bulqizës, Festime Mjeshtri u shpreh se këtë vit të gjitha shkollat janë sistemuar me ambiente të mira dhe se do të kenë të gjithë vëmendjen që nxënësit e të gjitha shkollave të kenë kushte sa më të mira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA