Policia greke ka arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës shtetasin shqiptar Gentian Abazi.
Sipas policisë greke, Abazi u kap në flagrancë me 2.5 kg kokainë dhe 3.5 kg kanabis. Policia sqaron se kishte informacion për aktivitetin e Abazit në rrugë operative.
43-vjeçari u vu nën monitorim të agjentëve të anti-drogës greke dhe u kap sapo zbriti nga një automjet me targa shqiptare në lagjen Peristeri të Athinës.
Prej verifikimeve rezultoi se Abazi ishte në kërkim pasi ishte dënuar prej gjykatës së shkallës së parë të Athinës me 10 vjet heqje lirie dhe gjobë 50.000 euro nën akuzën e trafikut të dogës.
Ai do të dërgohet në Gjykatë për masë sigurie, ndërsa vazhdojnë hetime për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tij në trafikun e drogës.
Top Channel