Një 31-vjeçar është vënë në pranga gjatë një operacioni policor në Drashovicë, pasi u kap duke transportuar 8 afganë me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, arrestuan të riun me inicialet I. S..
Automjeti tip “Ford Focus” i 31-vjeçarit u ndalua për kontroll në afërsi të fshatit Drashovicë, në aksin rrugor “Peshkëpi-Vlorë”. Nga veprimet hetimore, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin “Ford Focus”, 150 dollarë dhe 50 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 1 celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel