Vetëm në Tiranë nisën sot mësimin 170 mijë nxënës nga klasa e parë në të 12-tën. E mes tyre janë edhe binjaket Nesila dhe Sabina Gjana, të cilat duke nisur nga sot do të mësojnë në shkollën “Dora D’Istria” në kryeqytet.
“Sot shkoi gjithçka shumë mirë. U prezantuam të gjithë me mësuesen. Vajzat u prezantuan me shokët dhe shoqet e klasës. Emocionet i kishim të shumta dhe uroj që ky vit të jetë i lehtë dhe i mbarë për të gjithë. Edhe u përlota sot, duke i parë sa janë rritur, dhe faktin që klasa e parë ndoshta mund të jetë pak e vështirë në fillim. Por ne kemi rënë dakord që do ja dalim. Përgatitjet që bëmë për ditën e parë të shkollës ishin mjetet, çantat, librat që I morën falas dhe zgjimi herët në mëngjes.”– tha e ëma e binjakeve Pranvera Gjana
“Dita e parë ishte shumë e bukur dhe unë do t’i vë notën 10. Ne kemi disa shokë dhe shoqe nga parashkollori në klasë. Unë I thashë sot vetes se do të mësoj, do shkëlqej dhe do të bëj plot shokë e shoqe.“- tha Sabina Gjana.
Top Channel