Sot në orën 14:00 mblidhet Kuvendi për të miratuar dekretet dhe emrat e rinj të ministrave.
Propozimi i ministrave të rinj është bërë disa ditë më parë nga kryeministri Rama, do të vendoset nga Parlamenti.
Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës.
Emrat e ministrave që marrin detyrën dhe ata që ikin:
Ministri i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj
Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali
Ministria e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
Ministri i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor: Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.
Top Channel