Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur këtë pasdite në aksin rrugor Shkodër – Koplik, pasi motori me të cilin udhëtonte, u përplas me një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, në kryqëzimin e fshatit Golem. Mjeti me drejtues shtetasin D. Ç., 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 33 vjeç, njofton policia.

33-vjeçare ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet ekspertiza e grupit hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA