Kontrolle në Tiranë, dhjetëra të arrestuar për shkeljen e rregullave të qarkullimit

11/09/2023 13:24

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit dhe bëhen rrezik potencial për aksidente.

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe ndjekur penalisht 18 shoferë bë Tiranë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

-Janë ndëshkuar me masë administrative 873 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

-521 shoferë janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

-525 shoferë janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

-Janë vendosur 609 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

-Janë bllokuar 14 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime.

Top Channel