Kryeministri ka përkujtuar një prej tragjedive që ndryshoi përgjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sulmin ndaj kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë.
“11 SHTATOR Kurrë mos harro”, shkruan Rama.
Mëngjesin e 11 shtatorit 2001, banorët e Nju Jorkut po bëheshin gati të nisnin ditën, kur një avion i rrëmbyer goditi qëllimisht njërën kullë të Qendrës Botërore të Tregtisë në orën 08:46.
Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër, po ashtu i rrëmbyer, u përplas me kullën e dytë. Dy ndërtesat 110-katëshe, rrokaqiejt më të lartë në Nju Jork- ut u përfshinë nga flakët.
Pas kaosit të momenteve të para, kur pakkush kuptoi c`po ndodhte, qindra punonjës të shërbimit të urgjencës nxituan drejt kullave për t’i ndihmuar të ngujuarit brenda.
Top Channel