Zjarr nga pakujdesia, digjen 4 mijë dengje me bar dhe një tokë e mbjellë/ Një në pranga dhe një tjetër nën hetim

10/09/2023 12:14

Një person është arrestuar dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë për ndezjen e zjarreve nga pakujdesia në Lushnjë.

Një zjarr ka ndodhur në lagjen “18-Tetori” dhe një në fshatin Golem. Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarjet dhe kanë bërë të mundur shuarjen e dy zjarreve, të cilat ishin favorizuar dhe nga era.

Në pranga u vu shtetasi B.M 38 vjeç banues në Lushnjë, pasi motokorrësja me të cilën punonte në tokën e tij, ka lëshuar shkëndija që kanë shkaktuar zjarr. Nga përhapja e flakëve është djegur një stan në pronësi të një shtetasi tjetër dhe 4000 dengje me bar që ishin brenda stanit.

Po ashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. L., 31 vjeçe, banuese në Golem i Madh, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e saj, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA