Manovra të rrezikshme në rrugë, gjobiten drejtuesit e automjeteve
10/09/2023 10:41
Disa drejtues automjetesh janë gjobitur në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia thotë se drejtuesit që kryejnë manovra të rrezikshme gjatë qarkullimit janë gjobitur pas disa denoncimeve të ardhura nëpërmjet rrjeteve sociale.
Gjatë kontrolleve të ushtruara janë konstatuar automjetet që shfaqen në video dhe ndaj drejtuesve të tyre janë vendosur masat administrative 40,000 lekë të rinj referuar nenit 139, si dhe 10,000 lekë të rinj, referuar nenit 146 të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit.
Top Channel