Arrestohet një person në pikën kufitare të Muriqanit/ Nën hetim 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale

10/09/2023 15:28

Një 38-vjeçar nga Tirana i shpallur në kërkim, është arrestuar pasi tentoi të hynte në vendin tonë nga pika kufitare e Muriqanit.

Nga verifikimet ka rezultuar se Gjykata Durrësit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Durrës.

Një qytetar nga Shkodra D. Xh., 39 vjeç është nën hetim pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, në tejkalim të lejes që ka marrë për këto punime.

Gjithashtu një tjetër shtetas Z.L po procedohet në gjendje të lirë, pasi u kap duke hedhur pa autorizim, materiale ndërtimi (beton), në një sipërfaqe toke, në malin e Taraboshit.

Një 61-vjeçar po ashtu po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr në fshatin Barbullush, si pasojë e të cilit, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me misër, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Një incident tjetër gjithashtu ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Mali Kolaj, Velipojë, ku shtetas ende të paidentifikuar, për motive të dobëta, kanë goditur duke i shkaktuar dëme të lehta shtetasit F. P., 38 vjeç, banues në këtë fshat. Ndërkohë po vijon puna për identifikimin dhe për kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA