Apeli i Veliajt për ditën e parë të shkollës: Përdoreni më pak makinën, shmangim trafikun, ecni me fëmijët

10/09/2023 15:55

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje prindërve që t’i lënë makinat dhe t’i shoqërojnë në këmbë fëmijët në ditën e parë të shkollës.

Kjo jo vetëm do të ulte trafikun, por edhe stresin e vetë atyre, si dhe të fëmijëve, në këtë ditë të rëndësishme për ta.

“Ftesa për prindërit në ditën e parë të shkollës është: Të mos përdorim makina! Të krijojmë mundësinë që të vijmë në këmbë, t’i shoqërojmë fëmijët me një fjalë inkurajuese, me një përqafim, por jo të mbyllur në makinë. Janë 170 mijë nxënës që shkojnë në shkollë. Nëse do ishin të gjithë me makina, atëherë do kishim 170 mijë makina në rrugë në të njëjtën kohë. Fëmija është më i rëndësishëm se makina. Meqë regjistrimet e shkollave i kemi bërë në këto kuadrate rrugësh, do të thotë që shkolla ku shkon fëmija është vetëm disa qindra metra larg. Nëse do duan që të kalojnë kohë me fëmijën, më mirë 15 minuta ecje për t’i dhënë një inkurajim, një përqafim dhe një puthje, për t’i uruar mbarësi, sesa të mbyllemi në makina. Ndaj, ditën e parë të shkollës të mos e kthejmë në një tubim makinash, por ta kthejmë në një tubim dijesh për fëmijët dhe dashurie për arsimin!” deklaroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA