Del në gjyq i dyshuari për tentativë vrasjeje ndaj kryeministrit të Japonisë (fotot)

06/09/2023 17:25

I dyshuari gjykohet se është i aftë të jetë prezent një gjyq pas vlerësimeve psikiatrike të bëra.

Një burrë i akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj kryeministrit të Japonisë Fumio Kishida ka dalë në gjyq sot në Tokio.

24 vjeçari Ryuji Kimura, dyshohet se ka lëshuar një bombë të improvizuar drejt zotit Kishida gjatë një eventi fushate në prill në perëndim të Japonisë.

Vetë Kishida nuk u lëndua në atë incidenti por dy të tjerë pësuan plagë të lehta.

Pas një vlerësimi psikiatrik tre-mujor të të dyshuarit prokurorët arritën në konkluzionin se ai është i aftë mendërisht të dalë në gjyq, njoftonte sot agjencia japoneze e lajmeve  Kyodo.

Ai ishte arrestuar në vendngjarje në sulmin e 15 prillit në portin peshkatarëve Saikazaki në prefekturën perëndimore të Wakayama.

Policia tha se ai kishte si qëllim të lëndonte kryeministrin dhe të tjerë por nuk jepnin të dhëna për motivimin e tij të mundshëm.

Mjeti eksploziv që ai përdorte, megjithëse pretendonte se ishte i improvizuar, ishte me pasoja të mundshme plotësisht vrasëse.

Mediat vendase raportonin se sulmuesi aspironte të bëhej politikan dhe sipas tyre motivimi për sulmin ishte përjashtimi “i padrejtë për kandidim në parlamentin e vendit”.

E përditshmja Yomiuri shkruante se Kimura kishte ngritur padi në qytetin Kobe dy muaj më parë për faktin se nuk mund të kandidonte në zgjedhje prej moshës së tij dhe paaftësisë për të pasur një garanci pasurore prej 2 milionë jen ($20,000).

Lajmet vendase thonin se 24 vjeçari kërkonte 100,000 jen (rreth $700) dëmshpërblim për stresin mendor.

Ish-kryeministri i vjetër i Japonisë Shinzo Abe, pararendës i Kishida, u vra në një situatë të ngjashme në korrik të vitit të shkuar në qytetin Nara.

FOTO GALERI
1/3
24 vjeçari Ryuji Kimura, dyshohet se ka lëshuar një bombë të improvizuar drejt zotit Kishida gjatë një eventi fushate në prill në perëndim të Japonisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA