Personat që kanë kërkuar ndihmë pranë qendrës shëndetësore të parkut të Divjakës gjatë këtij sezoni turistik kanë qenë të shumtë.

Ndryshe nga herët e kaluara, fluksi për këtë vit ka qenë tre herë më i lartë ndërsa një nga shkaqet ka qenë pickimi i insekteve të ndryshme.

Këtë vit kemi pasur një fluks të madh pushuesish, vendas dhe të huaj. Vizitat kanë arritur mbi 30 ditë në ditë.”-shprehet drejtori i qendrës shëndetësore, Ardian Vodo.

Sipas tij, krahas pickimeve, ka pasur dhe raste të alergjive të ndryshme si dhe mungesës së dehidratimit tek pacientët.

Kemi raste të alergjive nga insekte të ndryshme. Kemi pasur raste të dehidratimit, sidomos pacientët që kanë sëmundje shoqëruese”-thotë mjeku.

Sipas mjekut, në javën e fundit të gushtit ka pasur një numër të theksuar dhe të të diagnostikuarve me covid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA