182 studentë janë regjistruar deri tani në Universitetin Fan Noli në Korçë, në programet e nivelit Bachelor një shifër më e lartë krahasuar me vitin e kaluar por disa nga programet e studimit nuk kanë ende asnjë student ose 1-2 studentë të regjistruar.
Politika e qeverisë për mbështetjen me burse në Programet prioritet kombëtar ka nxitur interesin e studentëve ne disa degë kryesisht në ato të fakultetit të bujqësisë por në disa të tjera studentët janë në nivele minimale siç është ajo e matematikë fizikës ku deri tani është regjistruar vetëm 1 student.
Nga ana tjetër rektori i universitetit të Korçës sqaron se për programet ku nuk ka ende regjistrime siç janë dega e ekonomiksit dhe filozofi sociologjisë apo edhe ato ku në përfundim të të gjithë procesit do të ketë nivel minimal regjistrimesh do të jetë senati akademik ai që do të marrë vendimin për pezullimin ose mbajtjen hapur të tyre
Universiteti i Korçës ka 1050 kuota në total për 24 programe të nivelit bachelor dhe thuajse 1/4 e tyre janë plotësuar por pavarësisht politikave mbështetëse për disa programe trendi i viteve të fundit për të rinjtë që zgjedhin infermierinë apo sportet mbetet në nivelet më të larta.
Top Channel