Ministria e Arsimit njofton se është shtyrë afati i regjistrimit për vitin shkollor 2023-2024.

Procesi i regjistrimit të nxënësve  për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 4 në mesnatë.

Ndërsa regjistrimi për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri  më datë 30 shtator po në mesnatë.

Në fund të gushtit  u dha një mundësi e dytë për prindërit që duan të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë duke rihapur aplikimet në e-Albania deri më 1 shtator, afat ky që po shtyhet sërish sipas njoftimit të kësaj të shtune.

Rregulli me përparësi është që nxënësit të regjistrohen në shkollën më të afërt sipas zonës në banimit, por ministrja e arsimit e ka lënë të hapur shtegun për të pritur nxënës në shkolla edhe larg vendbanimit.

Njoftimi: “Të nderuar prindër dhe nxënës! Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59. Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapur deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA