Interesi i të rinjve për arsimin e mesëm profesional po vjen në rritje.
Të shumtë janë nxënësit që dhe këtë vit kanë zgjedhur shkollën profesionale “Kolin Gjoka”.
Edhe pse çdo vit numri i nxënësve sa vjen e ulet, kjo dukuri nuk është ndjerë tek kjo shkollë pasi deri tani janë regjistuar të 111 nxënës ku 38% e tyre janë vajza, numër i cili është rritur gjatë këtyre viteve.
Nga 5 drejtimet që kjo shkollë ofron, “Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit” si dhe “Hoteleri Turizëm” mbeten më të preferuat nga nxënësit.
Sipas Bardh Dedgjonajt, drejtori i shkollës, drejtimet që kjo shkollë ka janë më të kërkuarët në treg, bursat që ofrohen për studentët më mesatare të lartë dhe ambientet e përshtatura për secilën degë janë disa nga arsyet pse kjo shkollë po preferohet çdo vit e më shumë.
Top Channel