Një 56-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Selenicë të Vlorës, nga një shpërthim në shtëpinë e tij.

Gjatë paradites policia doli me disa pista për ngjarjen, ndërsa në përfundim të hetimeve rezultoi se rreth orës 06:15 të mëngjesit të sotëm në territorin e jashtëm të banesës së 56-vjeçarit, ka shpërthyer një sobë e vogël me gaz. Nga shpërthimi, Dyrmish Gelluça  ka marrë plagë të mëdha dhe si pasojë ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA