Sherr për motive të dobëta, një 22-vjeçar përfundon i plagosur me thikë në Mallakastër

31/08/2023 10:15

Një i ri është plagosur nga një 38-vjeçar me thikë në pedonalen e qytetit të Mallakastrës.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta. 38-vjeçari E. M i cili është me probleme të shëndetit mendor, është shoqëruar menjëherë në polici.

Ndërsa i riu 22-vjeç ka përfunduar në spital nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA