Sherr mes dy të rinjve në Sarandë, njëri prej tyre përfundon i plagosur me thikë

31/08/2023 11:04

Pas një sherri mes dy të rinjve në Sarandë, ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikt të çastit, ku një 20-vjeçar K.M ka plagosur me thikë një 21-vjeçar J.T.

20-vjeçari u kap dhe u arrestua për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, ndërsa 21-vjeçari ka përfunduar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA