Muzikë jashtë orarit/ Nën hetim administratori i lokalit në Velipojë, kundërshtoi efektivët

31/08/2023 15:53
Foto ilustruese

Një 49-vjeçar është vënë nën hetim në Shkodër, pasi në lejoi muzikën me zë të lartë, jashtë orarit të lejuar në Velipojë.

Shtetasi me iniciale L. M., 49 vjeç kundërshtoi punonjësit e Policisë, të cilët rreth mesnatës, ndërhynë për ndalimin e muzikës, në lokalin që administronte.

Pajisjet që gjeneronin muzikën u sekuestruan, ndërkohë që nisi procedimi ndaj 49-vjeçarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA